Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas atij që pati me presidenten Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në platformën “X”, diplomatja amerikane ka publikuar fotografi nga takimi me Kurtin.
Nënsekretarja e ShBA-së ka vlerësuar takimin me kreun e ekzekutivit kosovar, derisa ka thënë se Kosova bën pjesë në BE dhe NATO.
Tutje ajo ka kërkuar që të zbatohen të gjitha marrëveshjet me Serbinë të arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Vlerësoj diskutimin gjithëpërfshirës me kryeministrin e Kosovës, Albin. Kosova i përket BE-s dhe NATO-s. Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që kanë bërë Kosova dhe Serbia në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Allen në “X”.
Appreciated the insightful discussion with Kosovan Prime Minister @AlbinKurti. Kosovo belongs in the EU and in NATO. We look for full implementation of all agreements Kosovo and Serbia have made under the EU-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/gfHr0RQvh5
— Liz Allen (@UnderSecPD) May 19, 2024
Diplomatja amerikane pas takimit me presidenten Osmani tha se me të kanë diskutuar për disa çështje, përfshirë këtu edhe udhëtimin euroatlantik të Kosovës.
Ajo këtu përmendi edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, si hap kryesor drejt këtij rrugëtimi.
“Me presidenten Osmani patëm një bisedë produktive rreth dezinformimit, politikëbërjes, mbështetje për shoqërinë civile dhe angazhimin shumëpalësh. Biseduam edhe për çështjet kritike të rrugëtimit euroatlantik të Kosovës. Mbështetsim trajtektoren e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike përmes bashkëpunimit të ngushtë. Diskutuam për hapat kryesor, për udhëtimin e Kosovës euroatlantik përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Diskutuam edhe për rini, trajnime, edukim për të siguruar të ardhme të ndritur për Kosovën”, tha ajo në konferencën e përbashkët me Osmanin./Reporteri.net/
Nënsekretarja amerikane: Asociacioni hap kryesor për udhëtimin euroatlantik të Kosovës