Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka raportuar në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit.
Gjatë mbledhjes Beqaj ka thënë se gjatë kohës sa ai e ka udhëhequr këtë dikaster, prioritet i shtetit ka qenë privatizimi i ndërmarrjeve publike. Sipas tij, vendimet për privatizim janë marrë në Kuvend, derisa ka shtuar se procesi i privatizimit është esencial.
Duke folur për procesin e Telekomit, ai ka thënë se ka qenë jashtëzakonisht i diskutuar nga njerëz që sipas tij, asnjëherë nuk e kanë lexuar asnjë faqe lidhur me procesin.
“Është e vërtetë që procesi Telekomit ka qenë jashtëzakonisht i diskutuar fatkeqësisht është kundërshtuar nga njerëz që kurrë në jetë nuk kanë lexuar as një faqe dhe kjo ka bërë shumë dëm. Pas shumë diskutimeve ky proces ka përfunduar në arbitrazh. Ka qenë një ndër proceset më të rënda në arbitrazh. Në asnjë moment Kosova nuk mund ta humb rastin. Në dokumentet e privatizimit në ato që janë quajtur dokumente udhëzuese. Aty është shkruar qartë që Qeveria ta ndalë procesin pa shpjegim. Të gjithë ato deklarime në medie do të vije dita kur do të turpërohen sepse i kanë dhënë konotacion negativ thua se çdo gjë që bëhet në Kosovë është negative”, ka thënë ai, raporton KOHA.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.