Në ditën e dymbëdhjetë të bllokadës, situata është e qetë në të dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.
Serbët për të kundërshtuar vendimin për reciprocitet në targa, vendosën barrikada të shumta në rrugët që çojnë drejt pjesës kufitare në Bërnjak dhe Jarinje, duke i lënë të bllokuar këto dy pika kufitare tash e dymbëdhjetë ditë.
Ata kanë vazhduar të qëndrojnë edhe gjatë natës së mbrëmshme në këto dy pika kufitare, ku situata aktualisht vazhdon të jetë e qetë.
Gjatë ditës së djeshme, është arritur një marrëveshje për targat mes Serbisë e Kosovës në Bruksel.
Sipas marrëveshjes forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, më 2 tetor në orën 8:00 dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00..
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.