Deri vonë kishte vetëm dy raste, dhe një nga ta u konfirmua pasi kishte vdekur personi i prekur që ishte punëtor në Bondsteeel.
E nga ai person në Ferizaj u infektuan me coronavirus edhe 18 tjerë. Tash nga këta 18, janë regjistruar edhe 35 persona tjerë.
“Na janë konfirmuar 35 raste sot dhe po presim nga IKSHP që të saktësojë të gjitha detajet pro na është thënë se ky është numri pozitiv që kanë dalë nga testimet sot. Janë raste kontakti”, kanë thënë burime të Reporterit nga Komuna e Ferizajt.
Por edhe Prizreni ka kaluar keq sot. Atje 14 raste të reja janë konfirmuar me coronavirus. Kështu ka konfirmuar drejtori i Emergjencave dhe Sigurisë, Faruk Dakaj në një postim në Facebook.
“14 raste pozitive me COVID-19 në Prizren. Mos bëni panik por mos e merrni hajgare. Rrini në shtëpi njerëz”, ka shkruar Dakaj në Facebook.Komuna e Prizrenit në total ka 21 persona të infektuar me coronavirus. IKSHP se shpejti pritet të dalë më komunikatë për të gjitha rastet e sotme./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.