“Ditë të kobshme për komunën”, po e konsideron kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, të mërkurën mbrëma kur edhe ndodhi një aksident tragjik që ua mori jetën katër personave.
Aliu tha se me keqardhje po i ndjek lajmet që po përcjellin rastin në fjalë, derisa familjarëve të viktimave u shprehu ngushëllime, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Familjarëve të viktimave iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta kurse lutemi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt”, shkroi ai në Facebook. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë:
Ditë e kobshme për komunën e Shtimes.
Me keqardhje dhe pikëllim të madh po ndjek lajmet për aksidentin tragjik të ndodhur në hyrje të komunës së Shtimes, ku humbën jetën katër të rinj.
Familjarëve të viktimave iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta kurse lutemi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt.