×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Ditëlindja e Hilmi Haradinajt festohet në Gllogjan, i ftuar Sulltani e Çeku, nuk respektohen masat-anti-Covid

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 20:05

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me familjen e tij, sot ka vizituar varrin e babait të tij, për t’ia uruar ditëlindjen.


    Por, të kujtuar babain Hilmi, ai ka bërë që ai të mbledhë edhe shokë e miq të vjetër.

    Në Gllogjan, në mesin e të ftuarve ishte edhe Agim Çeku e Sylejman Selimi.

    Këtë fotografi e ka publikuar ish-deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj në llogarinë e tij Instagram, ndërsa ka shkruar: “Gllogjan, datelindja e plakut Hilmi Haradinaj”.

    Siç mund të shihet edhe nga fotot në këtë aheng të organizuar nga Hardinaj fare nuk janë respektuar rregullat anti-Covid, pasi përveç se ka grumbull të madh njerëzisht, ata as nuk mbajnë distancën e as nuk kanë vendosur maskat.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!