×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Adem Demaçit me kërkesë për Thaçin e Kurtin

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 12:34

    Shqiptar Demaçi, djali i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit që së fundmi ishte pjesë e listës së PDK-së për deputet, ka folur për aktualitetin politik pas zgjedhjeve.


    Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zgjidhja është pajtimi mes vete.

    Ai ka kërkuar edhe pajtimin mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi si dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

    Postimi i plotë i tij:

    Me pyeti gjate fushates – nje piktor me akademi por edhe ish ushtar i UCK-se qe si i deshperuar me tha: “Shume bre URREHEMI mes veti e si me ia ba kesaj pune”. Iu pergjigja se eshte veshtire per NE por KA ZGJIDHJE. Zgjidhja eshte : ME FALE. Duhet ME IA FALE Hashimi – Albinit e Albini – Hashimit e ngjashem! Keshtu nderpritet konflikti i brendshem(si organizem njerezor individual apo si organizem politik). Me kete vullnet gjithcka ndryshon per se mbari! ( NJerezit falin gjaqe e nuk po e mundkan kete ndjesi !?). Njeriu nje jete ka. Me urrejtje nuk cohet jeta! Shendet….

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!