×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje me VIDEO, djali i Bali Muharremajt festoi me armë Vitin e Ri

    Reporteri
    10 Janar 2022 | 15:09

    Pavarësisht apleve të shpeshta të policisë,  ka pasur disa raste ku festa e ndërrimit të viteve është shënuar duke festuar me armë.

    Kështu ka ndodhur edhe me tre të rinjë nga Suhareka të cilët shihen duke festuar Vitin e Ri me armë.

    Gazeta Online Reporteri.net, ka mësuar se në mesin e tre të rinjve që shihen duke shtënë me armë, është edhe Gjelbrim Muharremaj, djali i kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

    Gjelbrimi i cili studion në SHBA, ka shfrytëzuar pushimet që të thyej ligjin në Kosovë, ndërsa videon me krenari e ka shprendarë në profilin e tij në Instagram.

    “Mënyra e vjetër Iliriane. Bijtë e Dardanisë ju urojnë Vitin e Ri”, ka shkruar ai në videon e publikuar të cilën e ka siguruar Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!