×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Fatmir Limajt ironizon me VV-në pas vendimit të Supremes

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 17:06

    Pas vendimit të Gjykatës Supreme që fletëvotimet e ardhura nga Serbia të mos jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit, ka reaguar zyrtari i Nismës, Durim Limaj, i cili është edhe djali i kreut të Nismës, Fatmir Limaj.


    Durim Limaj ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje pasi Supremja hodhi poshtë ankesën e tyre për pakot e ardhura me vonesë nga Serbia.

    “Grabitja nuk kalon”, ka shkruar Limaj shkurt në Facebook.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ka patur replika në distancë mes akterëve politikë të këtyre dy partive sa i përket ankesës së VV-së në Supreme për votat e ardhura me postë nga Serbia.

    https://www.facebook.com/durim.fzlimaj/posts/466742827531413

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!