×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i vëllait të Hashim Thaçit punësohet në RTK

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 21:01

    Leotrim Thaçi, djali i Gani Thaçit, vëllait të ish-presidentit, Hashim Thaçi, është punësuar në Radio Televizionin e Kosovës, shkruan Gazeta Blic.


    Leotrim Thaçi është angazhuar me kontratë mbi vepër si menaxher i Njësisë për të Drejtat Autoriale në RTK.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha në një postim të bërë në Facebook ka thënë se Leotrim Thaçi, djali i Gani Thaçit, është angazhuar me kontratë mbi vepër në RTK në muajin janar të vitit 2021.

    Gjatë ditës u raportua, se jo vetëm Leotrim Thaçi, por edhe dy familjarë tjerë të ish-presidentit Thaçi, janë punësuar në Radio Televizionin e Kosovës.

    Në RTK është e punësuar edhe Festina Cakolli, gruaja e Leotrim Thaçit, pra reja e Gani Thaçit. Ajo është punësuar në Departamentin e Marketingut. Ndërsa, vëllai i Festinës, Arbër Cakolli është punësuar si kameraman.

    Radio Televizioni i Kosovës, financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës.Në këtë medium, ka pasur akuza për punësime familjare përgjatë viteve.Mirëpo, ende nuk është bërë publike numri i saktë i punëtorëve që punojnë në këtë medium.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!