×
  • Lajme
  • Lajme

    Dje ia publikoi fotot, Policia e arreston të dyshuarin për lëndim trupor

    Reporteri
    08 Prill 2023 | 15:37

    Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar personin e dyshuar për një rast të lëndimit trupor që ka ndodhur të enjten në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

    Të njëjtit dje Policia ia publikoi fotografitë dhe i luti qytetarët që të ndihmojnë për identifikimin e tij.

    “Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që të arrestohet personi i dyshuar për lëndim trupor, që ka ndodhur me 06.04.2023, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Aktualisht hetuesit policor të stacionit qendra, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!