×
  • Lajme
  • Lajme / Veri

    KFOR: S’jemi më në objektin e Komunës së Zveçanit, por do të kryejmë patrullime të rregullta në zonë

    Reporteri
    25 Shkurt 2024 | 12:21

    KFOR-i përmes një komunikate të lëshuar për media kanë bërë të ditur se më nuk do të jenë të pranishme në objektin e komunës së Zveçanit, shkruan Reporteri.net.

    Por, KFOR-i thotë se do të qëndrojnë në zonë për të kryer patrullime të rregullta.

    “Si rezultat, njësitë e Batalionit të Forcave Rezervë Operacionale të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO nuk do të jenë më të pranishme në ndërtesën e komunës. Në vend të kësaj, ata do të qëndrojnë në zonë dhe do të kryejnë patrullime të rregullta për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

    Siç njofton KFOR, do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 për të ofruar një mjesdis të sigurt për të gjitha komunitetet.

    “KFOR-i ka theksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    “KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet tutje në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!