Demokracia në Veprim ka mbajtur konferencë e parë për media në ditën e zgjedhjeve.
Ismet Kryeziu, nga kjo organizatë tha se kanë angazhuar 500 vëzhgues që do të montojnë gjithë procesin zgjedhor.
Sipas tij, 3% e vend votimeve janë hapur me vonë, ndërsa në 95% të tyre janë duke u respektuar masat anti-Covid.
“DnV është e angazhuar me 500 vëzhgues të sistemuar në 500 vendvotime të mbështetur me 50 ekipe mobile e 60 vullnetarë”.“93 për qind e vend votimeve janë hapur me kohë kurse 3 për qind janë hapur pas orës shtatë ku ka munguar materiali i duhur”.
“Respektimi i masave kundër Covidit në 95 për qind të qendrave po respektohen. 97 për qind janë të pajisur më maska”.
“Qasja e personave me aftësi të kufizuar e garantuar me kushtetutë, edhe këtë vit rreth 30 për qind e qendrave nuk respektojnë kushtet minimale”.
“Kemi matur edhe pjesëmarrjen e grave në këshillat e vendvotimeve ku për dallim nga viti 2019 ku kishim 35 për qind gra këtë vit kemi rënie me 31 për qind”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.