Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka publikuar në seancë një deklaratë të ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright, për konferencën e Rambujesë, ku ajo tregon se Hashim Thaçi refuzonte të nënshkruante marrëveshjen shkaku se kishte kërcënime nga komandantët e zonave.
Thaçi thotë se në Kosovë ishte krijuar opinion se delegacioni shqiptar është duke tradhtuar, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në seancë është publikuar edhe një video të Rrustem Mustafës, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit.
“Pra komandanti i zonës operative me emrin Remi tha; Nëse do të guxonin të nënshkruanin do të kishin punë me antiajror. Dhe këto kërcënime nuk erdhën vetëm nga komandantë zonash, dhe nuk ishin vetëm kërcënime imagjinare të cilat i sajoi Thaçi në Rambuje.
“Hashim Thaçi nuk kontrollonte UÇK-në, e kontrollonin komandantët e zonave dhe këtu mund të shohim një deklaratë të Biden që atëherë ishte senator në korrik të 1999: “kupto se e di që ti e di që nuk e kontrollon UÇK-në”, tha avokati.
Po ashtu është publikuar edhe një deklaratë e Sylejman Selimit, që mbrojta thotë se ishte kërcënim kundër nënshkrimit të marrëveshjes në Rambuje. /Reporteri.net/