×
  • Lajme
  • Lajme

    Do të kërkohet hetim urgjent nga Prokuroria Speciale për rastin e Haki Rugovës

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 13:51

    Avokati mbrojtës i kryetarit të Istogut, Besnik Berisha, ka thënë se do të kërkohet hetim urgjent nga Prokuroria Speciale në lidhje me rastin e Haki Rugovës.


    Kjo pasi që sipas tij, Prokuroria Themelore në Pejë nuk ka qenë kompentente për arrestimin e tij dhe as të iniciojë hetim ndaj Rugovës, shkruan Reporteri.net.

    Berisha akuzon Prokurorinë se ka prezantuar fakte të falsifikuara dhe prandaj tani e ka ulur kokën që ta presë një vendim për Rugovën.

    “Nëse ka drejtësi, vendimi do të jetë i drejtë për z.Rugova dhe ai do të kthehet në shtëpi, do të kthehet tek qytetarët e vet që t’iu shërbejë me ndershmëri.”, ka thënë Berisha para gazetarëve.

    Kryetari i Istogut është arrestuar të premtën e 9 tetorit me urdhër të prokurorisë, bashkë me ish-nënkryetarin e kësj komune, Lulzim Blakaj dhe zyrtarin ligjor, Faton Bujupi.

    Sipas Policisë, tre të dyshuarit janë arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!