×
  • Lajme
  • Lajme

    Dodik fton Thaçin për vizitë në Bosnjë

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 21:06

    Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës Milorad Dodik i ka dërguar ftesë zyrtare presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, njofton portali Klix.ba.


    Sipas Klix, presidenti Thaçi javën e ardhshme do të marrë vendimin nëse do t’i përgjigjet ftesës.

    Mediat boshnjake përkujtojnë se presidenti i Kosovës muajin e kaluar ka refuzuar të marrë pjesë në konferencën vjetore të BERZH-it në Sarajevë për shkak se Bosnja nuk e ka pranuar Kosovën.

    Samiti do të fillojë më 1 korrik 2019, ndërsa janë planifikuar takime të ministrave dhe presidentëve të vendeve të Evropës Jugore në Jahorinë dhe në zyrën e Presidencës së BeH.

    Sipas Klix, presidentët e shteteve të rajonit do të priten në tepihun e kuq para ndërtesës së Presidencës së BeH, ku do të jenë të vendosur pjesëtarët e Forcave të Armatosura të BeH.

    Ftesa me nënshkrimin e Dodik tashmë u janë dërguar presidentëve të rajonit, sikurse edhe presidentit Thaçi, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të BeH, shkruan Klix.

    Po ashtu, ftesat janë dërguar edhe në adresat e të gjitha ministrive të Jashtme të vendeve të Samitit të Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore- SEECP.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!