Dogana e Kosovës ka konfiskuar 25 telefona të llojit IphoneX, në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit.
Sipas njoftimit të doganës, produktet janë konfiskuar.
“Në pikë kalimin kufitar të Hani të Elezit, njësit e doganës kanë zbuluar në një veturë te fshehur 25 telefona Iphone X. Rasti ka vazhduar në procedurë kundërvajtës derisa produktet janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.
Raste të tilla të kontrabandimit të mallrave nga shtetet e tjera janë hasur së fundmi në Kosovë.
Policia e Kosovës është duke raportuar vazhdimisht për të tilla raste.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.