Ky dokument ngriti të gjithë rajonin në këmbë, pasi parashikon rishikimin e kufijve të gjashtë vendeve të Ballkanit, ndarjen e Bosnjës dhe krijimin e një “Shqipërie të Madhe” dhe po ashtu një “Serbie të Madhe”.
Dokumenti jozyrtar shkaktoi një krizë serioze të brendshme në Slloveni. Opozita ftoi Kryeministrin Jansa në një takim dhe Ministria e Punëve të Jashtme konfirmoi se ata as nuk hartuan dhe as nuk dërguan ndonjë dokument në Bruksel.
Ndërkohë, lidhur me tërë këtë zhurmë është deklaruar edhe SHBA-ja.
Ambasada e SHBA-së në Slloveni duke u deklaruar rreth këtij dokumenti ka thënë se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë shumë partneritetin afatgjatë me Bosnjë e Hercegovinën dhe se e mbështesin sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, i cili është i pranuar në Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, shkruan
“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj qëllimit të përbashkët të një Bosnje dhe Hercegovinës demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të prosperuar në rrugën drejt integrimit Euro-Atlantik”. thuhet në përgjigjen e Ambasadës për 24our.
Në përgjigje, ata gjithashtu theksuan se Shtetet e Bashkuara janë një mbështetëse e fortë e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që kërkojnë anëtarësim në organizatat Euro-Atlantike.
Ne jemi të bindur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në BE. “Procesi i zgjerimit promovon paqen, stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë në të gjithë rajonin”, thuhet në përgjigjen e tyre. /Reporteri.net