×
  • Lajme
  • Lajme

    Don Lush Gjergji zbulon se vëllai i tij është i prekur me coronavirus

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 20:52

    Njëri nga personat e parë të prekur nga coronavirusi në Kosovë është vëllai i Don Lush Gjergjit. Këtë e ka konfirmuar vetë ky i fundit.


    Ai ka treguar se edhe vetë i ka bërë analizat, pasi ka pasur kontakte me vëllanë e tij i cili ishte kthyer në Kosovë pas një vizite në Itali, por për fat  të mirë ka dalë që nuk është i infektuar, shkruan Reporteri.net.

    Ndryshe, 77 vjeçari nga Vitia ishte një nga dy rastet e para që gjatë ditës së djeshme dolën pozitiv në testin për koronavirus. Që nga dje janë shtuar edhe tri raste të reja duke çuar kështu në 5 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

    Klina dhe Vitia që na mbrëmë janë futur në karantinë, gjersa pritet që njëjtë të veprohet edhe me Malishevën, pasi rasti i fundit pozitiv në koronavirus rezultoi të ishte nga kjo komunë.

    Sot për 100 raste tjera për të cilat dyshohej se janë prekur nga koronavirusi, kanë rezultuar negative. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!