Aktivistja e LDK-së, në Gjermani Donika Gërvalla pas rezultatit të LDK-së, në Komunën e Gjilanit, ka fajësuar për këtë nënkryetarin e Lidhjes Demokratike, Lutfi Hazirin.
Përmes një shkrimi në Facebook, Gërvalla ka shkruar se me këtë Lutfi Hazirit iu dha një mesazh nga votuesit tradicional të Gjilanit.
“Apo ka nevojē me dal dikush e me ia shpjegu? Hilet dhe prapaskenat vërtet nuk i ka shpik Luta, ama i zotëron me virtuozitet. E votuesi thjesht është lodhur me dallavere dhe dyftyrësi”, ka shkruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.