Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka reaguar për ndryshimin për Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ajo ka thënë se gjatë fushatës kanë premtuar që Diasporës do t’u mundësohet votimi nga ambasadat në vendet ku jetojnë.
“Kemi premtuar që ligji i parë që do të miratohet gjatë mandatit tonë do të jetë ai që i mundëson mërgatës të votojë në ambasadat dhe konsullatat tona. Sot po fillojmë me hapat e parë në këtë drejtim”, tha ajo.
Sipas Gërvallës ligji i radhës do të jetë ai për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.
“Shumë ligje të tjera do të vijojnë si rezultat i vullnetit të shprehur qytetar pêr ndryshim më 14 shkurt. Ndryshimi duke ndejtur dhe duke pritur nuk vjen. Nevojiten hapa të shpejtë dhe të guximshëm.
Zgjedhja e Presidentes është çështje ditësh dhe po pritet me padurim nga të gjithë. Atë nuk mund ta ndalin lojërat destruktive me numra. Askush nuk ka të drejtë të injorojë vullnetin e shprehur të qytetarëve. Kemi shumë punë për të bërë”, ka shkruar ajo ën Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.