×
  • Lajme
  • Lajme

    Donika Gërvalla: Në krye të LDK-së një grusht njerëzish pa parime, pa guxim dhe pa integritet personal

    Reporteri
    10 Korrik 2019 | 22:04

    Aktivistja e LDK-së, Donika Gërvalla-Schwarz, ka postuar një foto në llogarinë e saj në Facebook ku shihet Presidenti i vendit dhe kreu i LDK-së duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit.


    Në mbishkrim e kësaj foto ajo thumboi Isa Mustafën, duke e quajtur njëri pa parime, pa guxim, pa vizion politik dhe pa integritet personal.

    Gërvalla gjithashtu e akuzoi Mustafën si personi që për vite me radhë e përdhunoi vullnetin politik të elektoratit dhe anëtarëve të LDK’së.

    Duke shprehur mllefin e saj, ajo tha të mos qajnë me lot krokodili puthadorët frikacakë, duke iu referuar atyre si spektatorë kur u rrënua partia e saj.

    Postimi i plotë të aktivistes së LDK-së:

    Kur në krye të një partie një grusht njerëzish pa parime, pa guxim, pa vizion politik dhe pa integritet personal për vite me radhë e përdhunojnë vullnetin politik të elektoratit dhe anëtarëve të kësaj partie, atëherë shpërthimet si këto të fundit nuk habisin aspak.

    Dhe mos të qajnë me lotë krokodili puthadorët frikacakë, të gjithë ata që me vite të tëra u bënë spektatorët më të neveritshëm të rrënimit të partisë më fisnike ndër shqiptarët e të gjitha viseve.

    LDK shpresë dhe besë dikur, ndoshta edhe nesër përsëri, por sot dhe me këto figura në krye, kurrsesi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!