Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) po ballafaqohet me largim të anëtarëve të saj që dhanë kontribut prej vitesh në këtë parti.
Partisë që udhëhiqet nga Zef Morina së fundmi i janë larguar dy demokristianë që ishin nga njerëzit më të afërt të tij.
Bëhet fjalë për Anton e Rajmond Pllumbi të cilët kanë dhënë dorëheqje nga partia.
Është Rajmond Pllumbi i cili përmes një postimi në Facebook ka treguar se është larguar nga PSHDK, siç thotë pa dëshirën e tij.
Postimi i tij pa ndërhyrje:
Sotë me dt 11.12.22 në Sursee ja dorëzova mandatin e Kryetarit simpatikut të Degës Nrecaj Nikoll të cilit i urojë shum suksese në këtë shoqëri Demokristiane të mrekullushme.
Edhe une ndjekë rrugen e Babit ku pa dëshiren tonë largohemi nga PSHDK-ja po Demokristianë do mbesim përgjithmonë,ka shumë paknaqësi që nuk ja vlen as ti përmendi, koha do ti tregonë të gjith tradhtarët të cilët tashmë jan të ditur!
Nga zemra falenderime për të gjithë, kisha shumë knaqësi të jem në mesin tuaj. Respekt gjithmonë nga miku juaj , Rajmondi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.