×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëzohet Qeveria: Bahtiri e bind Zemajn ta heqë Mitrovicën e Jugut nga zona e kuqe

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 17:30

    Të enjten në mëngjes nga Qeveria e Kosovës njoftuan se janë miratuar masat anti-Covid në mënyrë që të kontrollohet më shumë lakorja e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.


    Në bazë të hartës, disa komuna kosovare u vendosën në zonën e kuqë. Zonë kjo me mbi 150 raste të reja për 100 mijë banorë.

    Në këtë grup hyjnë komuna e Prishtinës, Podujevës, Fushë Kosovës, Pejës, Gjakovës, Shtimes, Ferizajt, Gjilanit, Obiliqit e Mitrovicës së Jugut.

    Por veç pak orë pas këtij vendimi të Qeverisë, një komunë është larguar nga zona e kuqe. Bëhet fjalë për komunën e Mitrovicës së Jugut të udhëhequr nga Agim Bahtiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!