Kristë Gjokaj, komandant i Policisë në Gjakovë, dhe pesë policë të tjerë nga ky rajon, janë kthyer në punë pasi u është hequr masa e suspendimit.
Gjokaj, dhe pesë kolegët e tij, ishin suspenduar nga puna pasi kishin përdorur dhunë të tepruar ndaj një të arrestuari, i dyshuar për një grabitje të armatosur në qytetin e Gjakovës.
Reporteri.net, mëson se Policia e Kosovës ka ndërprerë masën e suspendimit, dhe nga nesër Kristë Gjokaj, kthehet për ta drejtuar policinë në Gjakovë.
Suspendimi i policëve të Gjakovës kishte ardhur nga Inspektorati i Policisë, por mediat kishin raportuar se kjo po ndodhte më shumë me iniciativën e komandantit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, dhe rasti i rrahjes së grabitësit ishte marrur vetëm si pretekst.
Kundër suspendimit të policëve të Gjakovës, kishte pasur edhe protesta në këtë qytet me arsyetimin se po suspendohen nga puna policët të cilët po e luftojnë krimin, ndërsa plaqkitësit dhe kriminelët tjerë po qëndrojnë në liri. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.