×
  • Lajme
  • Lajme

    Drama e kuorumit për Vjosa Osmanin Presidente, e hedh votën e tij në kuti edhe deputeti rom Fadil Gashi

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 17:55

    Ka votuar për Presidentin e ri të vendit, edhe deputeti rom Fadil Gashi.


    Gashi, në seancën e djeshme nuk ka qenë i pranishëm, ndërkohë që sot, sikur edhe paralajmëroi VV-ja, ai është paraqitur në seancë dhe ka marrë pjesë në votim, shkruan Reporteri.net.

    Sikurse Gashi, në votim sot ka marrë pjesë edhe deputeti goran, Adem Hoxha, që gjithashtu dje nuk ishte i pranishëm në dy tentativat e dështuara për kuorum për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente.

    Ndërkohë, para fillimit të seancës së sotme, ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se në Kuvend sot po shkojnë me 81 vota të siguruara për kuorum. /Reporteri.net/.

    Adem Hoxha e konfirmon për Gazetën ‘Reporteri’: Marr pjesë në votim për Presidentin, Kurti ma dha një zëvendësministër

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!