×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon seanca për zgjedhjen e Osmanit Presidente, vota e ‘artë’ e Adem Hoxhës hidhet në kuti

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 17:43

    Me rreth 40 minuta vonesë ka filluar seanca për zgjedhjen e postit të presidentit. Në seancë po marrin pjesë edhe dy deputetë minoritarë jo serbë, të cilët nuk kishin marrë pjesë në seancën e djeshme. Votat e tyre, e zhbllokojnë situatën dhe e bëjnë të mundur zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. 


    Pasi kryekuvendari Glauk Konjufca uroi festën e Pashkëve, dhe kërkoi nga deputetët të respektojnë masat anti-Covid, ftoi komisionin dhe filloi votimi nga deputetët.

    Në votim, pasi i është thirrur emri, ka marr pjesë edhe deputeti goran, Adem Hoxha, i cili konfirmoni sot për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ se do të votojë për President, pasi ka marrëveshje me Kryeministrin Kurti për të marrë një ministri partia e tij.

    Kujtojmë se mbrëmë ka dështuar dy herë votimi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës në raundin e parë.

    Në votim nuk morën pjesë tre deputetët e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj.

    Duke qenë se në votimin e parë duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e shty për sot në ora 17:00 mbajtjen e seancës plenare, e cila pritet të fillon pas më pas se një ore. /Reporteri.net/.

    Adem Hoxha e konfirmon për Gazetën ‘Reporteri’: Marr pjesë në votim për Presidentin, Kurti ma dha një zëvendësministër

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!