×
  • Lajme
  • Lajme

    DRAMË në Zubin Potok: Shkëmbim zjarri me policinë, plagosen dy serbë |VIDEO

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 10:21

    Aksioni i policisë së Kosovës, për arrestimin e disa personave të përfshirë në kontrabandë me mallra në veri të Kosovës, ka hasur në rezistencë të serbëve dhe grupeve kriminale atje.

    Në këtë aksion janë plagosur të paktën katër policë të Kosovës, e edhe dy serbë.

    Mediat serbe, raportojnë për dy serbë të plagosur në Zubin Potok, gjatë ndërhyrjes së policisë së Kosovës, për të hequr barrikadat që ishin vendosur në rrugë për të penguar policinë.

    Raportohet se rreth orës 6:20 të mëngjesit policët e Kosovës u pritën me plumba në Zubin Potok, ku njejtë u përgjigjen edhe ata. Në këtë rast raportohet të kenë qenë rreth 200 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    Njësitet elitare të Policisë së Kosovës me 15 mjete të blinduara, kanë arritur që të vazhdojnë rrugën për shkuar në adresat ku kanë pasur t’i arrestojnë të dyshuarit, duke hequr barrikadat që ishin vendosur në fshatin Varage. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!