Drejtori rajonal i Bankës Botërore, Marco Mantovanelli, ka thënë se në aspektin ekonomik, mosnjohja ndërkombëtare e plotë e Kosovës nuk vjen vetëm për shkak të mosarritjes së marrëveshjes me Serbinë.
“Kjo e bën tregtinë ndërkombëtare më të vështirë dhe tërheqjen e investimeve. Zgjidhja e kësaj çështje do të sjell të mira ekonomike për Kosovën. Nga perspektiva ekonomike moszgjidhja e kësaj çështje është pengesë e madhe për një ekonomi të vogël e cila ka nevojë të rritet”, ka thënë Mantovanelli.
“Të kesh fqinj jomiqësorë e kufizon zhvillimin ekonomik”, shtoi drejtori.
Ai ka thënë në Info Magazine se taksa e Kosovës ndaj Serbisë ka qenë reagim politik dhe jo ekonomik.
“Kosovës i duhen vendime për tu zhvilluar në aspektin ekonomik. Më jep shpresë se LDK dhe VV do të gjejnë platformë të mirë për të ofruar shërbimet që i kërkon elektorati i Kosovës. Programi lejon krijimin e një qasje të përbashkët që do të funksiononte”, ka shtuar ai duke folur për krijimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës.