×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Drejtori i Policisë së Shqipërisë vjen në Kosovë, pritet nga Hoxha

    Reporteri
    12 Nëntor 2024 | 15:21

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, është takuar sot me homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Prodën.

    Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se Hoxha e ka njoftuar Prodën mbi angazhimet, aktvitetet dhe objektivat e Policisë së Kosovës, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, drejtori Hoxha fillimisht ka falënderuar drejtorin Proda për vizitën e tij dhe njëkohësisht ia ka uruar të njëjtit detyrën e tij në krye të Policisë së Shtetit. Drejtori Hoxha i njoftoi të pranishmit mbi angazhimet, aktivitetet dhe objektivat e Policisë së Kosovës, si dhe përkushtimin e vazhdueshëm në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit kushtetues në Republikën e Kosovës”, thuhet në postim.

    Përveç tjerash, të pranishmit u njoftuan se Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar si dhe të bashkëpunojë ngushtë me organizatat policore,

    “Takimi u përmbyll me zotimin e dy përfaqësuesve kryesorë të dy institucioneve simotra, për rritje të mëtejmë të bashkëpunimit në të ardhmen, duke u zgjeruar edhe në fusha të reja me interes të përbashkët”, thuhet më tej në njoftim.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!