×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Drejtori i Policisë shkon në Banjskë, vendin ku grupi terrorist sulmoi Policinë dhe vrau policin Afrim Bunjaku

    Reporteri
    26 Shtator 2023 | 20:10

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka vizituar sot fshatin Banjskë të Zveçanit, ku në orët e para të mëngjesit të së dielës, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist dhe u vra polici Afrim Bunjaku, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Gjatë kësaj vizite, Hoxha është takuar edhe me Zëvendës Komandantin e KFOR-it si dhe takuan këshilltarin e EULEX-it për drejtorinë rajonale Mitrovicë veri, me të cilët ka diskutuar reth situatës së sigurisë.

    “Gjatë vizitës në disa lokacione në fshatin Banjskë ata takuan dhe inkurajuan zyrtarët e institucioneve të sigurisë të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm po kryejnë detyrat në mënyrë aktive në teren, me qëllim të krijimit të një sigurie më të madhe për të gjithë qytetarët pa dallim.

    Njëkohësisht drejtori HOXHA, u interesua rreth ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve nga njësitet policore dhe siguroi që PK-ja do të vazhdojë tu ofrojë ndihmë qytetarëve sipas nevojave dhe kërkesave të tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Njoftimi i plotë:

    Pas zhvillimeve të fundit të ndodhura në fshatin Banjskë në veri të vendit dhe veprimeve të koordinuara policore në menaxhimin e sigurisë dhe vendosjen e rendit dhe ligjit, Drejtori I Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA, i shoqëruar nga menaxhmenti I lartë i PK-së, vizituan vendngjarjen në fshatin Banjskë.

    Po ashtu gjatë kësaj vizite menaxhmenti i PK-së u shoqëruan me Zëvendës Komandantin e KFOR-it si dhe takuan këshilltarin e EULEX-it për drejtorinë rajonale Mitrovicë veri, me të cilët diskutuan rreth situatës së sigurisë.

    Gjatë vizitës në disa lokacione në fshatin Banjskë ata takuan dhe inkurajuan zyrtarët e institucioneve të sigurisë të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm po kryejnë detyrat në mënyrë aktive në teren, me qëllim të krijimit të një sigurie më të madhe për të gjithë qytetarët pa dallim.

    Njëkohësisht drejtori HOXHA, u interesua rreth ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve nga njësitet policore dhe siguroi që PK-ja do të vazhdojë tu ofrojë ndihmë qytetarëve sipas nevojave dhe kërkesave të tyre.

    Drejtori i PK-së, shprehu mirënjohje ndaj zyrtarëve policorë dhe i falënderoi ata për punën e tyre të suksesshme dhe profesionale në menaxhimin e situatës së sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale dhe terroriste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!