Drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha në një konferencë për media ka bërë të ditur se edhe sot dhjetëra pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Ai tha se gjithsej 55 pacientë janë paraqitur sot në QKMF nga ora 07:00 deri në ora 11:00.
Berisha më tej dha detaje për numrin e të gjithë pacientëve që kanë kërkuar ndihmë deri tani.
“Në 24 orët e fundit kanë kërkuar ndihmë 310 pacientë me simptoma të njëjta. Nga data 10 deri 14 korrik kanë kërkuar ndihmë gjitshej 1062 pacientë”, tha ai.
Drejtori Berisha para konferencës deklaroi për Gazetën Online “Reporteri.net” se gjendja shëndetësore e pacientëve është e mirë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.