×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i QKMF-së në Deçan: Edhe sot qytetarët po kërkojnë ndihmë mjekësore

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 10:39

    Edhe ditën e sotme dhjetëra qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj”, për shkak të dyshimit të helmimit.


    Drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se edhe mëngjesin e sotëm disa pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

    “Po edhe sot në mëngjes kanë ardhur qytetarë për të kërkuar ndihmë mjekësore, fluksi të themi është si në ditët e kaluara, por sot ka më pak qytetarët që kanë kërkuar ndihmë”, ka thënë ai.

    Berisha ka treguar se gjendja e të gjithë pacientëve është e mirë.

    “Gjendja e pacientëve është stabile”, ka treguar ai.

    Berisha ka bërë të ditur se nga ora 11:00 do të mbajë konferencë për media.

    “Në ora 11:00 do të mbajmë një konferencë ku do të japim të gjitha detajet”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!