×
  • Lajme
  • Lajme

    Drenasi po sfidohet me zjarre, pas xhamisë digjen edhe male

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 23:41

    Male në Komunën e Drenasit janë përfshirë nga zjarret. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kryetari i komunës Ramiz Lladrovci ka kërkuar nga qytetarët që të mos u vën zjarrin pyjeve.


    “Gjendja e pandemisë, është një fatkeqësi e cila na ka goditur, andaj nuk kemi nevojë edhe për goditjet tjera. Zjarrin e shkaktojnë keqbërësit. Mos u bëni keqbërës. Mos ndiz zjarr në natyrë!”, shkroi ai në Facebook.

    Njoftimi i plotë:

    Apel!

    Ftoj qytetarët e komunës së Drenasit, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura. Pyjet e komunës tonë, këtë vit janë duke u djegur përtej çdo parashikimi.

    Kërkoj nga qytetarët, udhëheqësit e fshatrave, kryefamiljarët, mësuesit, arsimtarët dhe intelektualët, si dhe të gjithë personalitetet e komunës tonë me ndikim në vendbanimet e tyre, të ndikojnë për vetëdijesimin e bashkëqytetarëve tanë, për rrezikun nga zjarret.

    Gjendja e pandemisë, është një fatkeqësi e cila na ka goditur, andaj nuk kemi nevojë edhe për goditjet tjera.

    Falënderoj zjarrfikësit, institucionet e nivelit lokal si dhe organet e rendit për kontributin e secilit për luftimin e vatrave të zjarrit.

    Zjarrin e shkaktojnë keqbërësit. Mos u bëni keqbërës. Mos ndiz zjarr në natyrë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!