Këtu, koha ka ndaluar. Rruga “Selmon Dukaj” të çon drejt një vendi të vjetër historik.
Qetësia që të ofron, e bën tërheqës Fshatin Drenoc, i cili gjendet në pjesën jugperëndimore të Deçanit.
Kryetari i këtij fshati, thotë se aktualisht janë dy bujtina dhe turistëve që vijnë në këtë fshat ju servohen ushqime tradicionale, transmeton T7.
Kullat 300-vjeçare janë të ndërtuara prej guri. Para luftës së fundit ishin 30 kulla, por 10 prej tyre i kanë mbijetuar kohës.
Ushqimet e preferuara nga turistët e huaj që e vizitojnë këtë vend, janë ato tradicionale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.