×
  • Lajme
  • Lajme / "Kriza qeveritare"

    Dreshaj i AAK-së: E papranueshme biseda e Kusarit me terroristin Radoiçiq

    Reporteri
    04 Qershor 2024 | 18:57
    Foto: Ekonomiaonline/Arkiv

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, e ka quajtur të papranueshme bisedën e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me terroristin Milan Radojçiq. Sipas deputetit Dreshaj, vendi aktualisht nuk ka krizë parlamentare, por krizë qeveritare, përcjell Reporteri.net.

    Dreshaj ka thënë se çdo komunikim i Qeverisë me një person të shpallur të padëshiruar nga SHBA-të, është shkelje ligjore.

    Sipas tij, qeveria duhet të mbajë përgjegjësi publike e politike.

    “ Nëse është montazh duhet dikush tjetër të japë përgjegjësi por nëse është faktike, nëse dëshmohet që është e vërtetë, në kohën aktuale… atëherë mendoj që vërtetë duhet të kërkohet një përgjegjësi legale nga ana e Mimoza Kusarit. Përderisa Lista Serbe nuk është në kuvend dhe nuk merr pjesë në votim, çdo komunikim me të është i paarsyeshëm”, shkroi ai.

    Publikohet një sekuencë e bisedës mes Kusari-Lilës dhe Radojçiqit

    Dreshaj, tutje thotë se “Ndikimi i tij u pa në veri kur as në referendum, as në votim të kryetarëve, as në pjesëmarrje në Kuvend ne nuk e kemi pjesë Listën Serbe… “.

    “Sot Radojçiq është person pa influencë dhe çuditërisht i kontaktuar, por unë rezervoj të drejtën e prononcimit për shkak se nuk e di kohën kur është bërë ky incizim”, ka thënë ai.

    Dreshaj ka theksuar se AAK e ka shprehur qartazi qëndrimin lidhur me nevojën që vendi të shkojë sa më shpejt në zgjedhje.

    Audio-incizimi i Kusari-Lilës me Radoiçiqin, opozita e bindur se u konfirmua afërsia e pushtetit me Listën Serbe

    “Arsyeja sepse qeverisja aktuale ka bërë dëm vendor dhe ndërkombëtar. Rruga si duhet të shkojë në zgjedhje ka qenë e ndryshme në raport me partitë e tjera. Ne si AAK kemi menduar që kjo qeverisje për të bërat e këqija me miqtë tanë ndërkombëtarë duhet të japë llogari”, shkroi ai.

    Heshtja e Kusari-Lilës për telefonatën me Radoiçiqin

    “Kjo qeveri është emëruar nga ana e Kuvendit dhe kjo qeverisje është dashur t’ia kthejë mandatin Kuvendit për keqqeverisje ose mosqeverisje. Aktualisht nuk kemi krizë parlamentare, kemi krizë qeveritare”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!