Shqipëria është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka lënë të vdekur dhjetëra persona, qindra të lënduar dhe dëme materiale në disa qytete të vendit.
Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz, çka nënkupton se numri i viktimave mund të rritet gjatë orëve në vazhdim.
Si pasojë e kësaj edhe shumë persona kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Kosova ka treguar solidarizim të paparë me banorët e Shqipërisë, duke ofruar para dhe hapur dyert për ata që kanë mbetur pa kulm mbi kokë, shkruan Reporteri.net.
Gjendje më e rënduar paraqitet në Durrës, disa persona kanë vdekur dhe shumë ndërtesa kanë mbetur të shkatërruara deri në themel. Në panik nga dridhjet e vazhdueshme që nuk kanë pushuar gjatë gjithë ditës, raportohet se disa banorë të Durrësit janë nisur drejt Kosovës për t’u strehuar.
Kujtojmë se Qeveria në largim e Kosovës, gjatë ditës së sotme ka ndarë 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.