×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Drita Millaku largohet nga Vetëvendosje, i bashkohet LDK-së

    Reporteri
    11 Tetor 2024 | 11:56

    Deputetja e VV-së, Drita Millaku është larguar edhe zyrtarisht nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo është bashkuar me LDK-në.

    Kalimin e saj në LDK e ka njoftuar kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

    Abdixhiku ka shkruar se kalimi i Millakut nga VV në LDK është tregues i qartë se vizioni dhe programi i LDK-së është i duhuri.

    “Ky vendim i saj për të qenë pjesë e radhëve tona është jo vetëm një dëshmi e përkushtimit të saj politik, por gjithashtu një tregues i qartë se vizioni dhe programin i LDK-së për Republikën, është i duhuri sot”, ka shkruar Abdixhiku.

    Postimi i plotë:

    Drita Millaku, mirë se vjen!
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Drita Millaku, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo i bashkohet familjes sonë politike në rrugëtimin e përbashkët që na pret përpara. Ky vendim i saj për të qenë pjesë e radhëve tona është jo vetëm një dëshmi e përkushtimit të saj politik, por gjithashtu një tregues i qartë se vizioni dhe programin i LDK-së për Republikën, është i duhuri sot.

    Si një figurë e respektuar në Prizren dhe një deputete e mandatuar për dy herë, ajo na vjen si aset i rëndësishëm partiak, dhe si kuadër për programin tonë politik dhe të ardhmen e vendit tonë. Me Dritën kemi diskutuar gjatë për vizionin tonë të përbashkët për Republikën; për arsimin në veçanti, për programin tonë politik dhe të ardhmen e vendit tonë. Drita ka një pasion për librin, por edhe për të krijuar mundësi për të rinjtë dhe gratë në Kosovë. Ajo e kupton rëndësinë e bashkëpunimit dhe e sheh ndërtimin e një rrugëtimi të përbashkët si një mënyrë për të realizuar ndryshime të qëndrueshme, ato që sot LDK po i ofron. Besimi i saj në potencialin e Kosovës, së bashku me përkushtimin e saj për arsim janë motive që e bëjnë Dritën tejet të rëndësishme në këtë proces.

    Drita Millaku shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Prizren. Fakultetin Filologjik, Dega: “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe” e kreu në Universitetin e Prishtinës ku edhe mori titullin, “Magjistër e Shkencave Filologjike”. Për një dekadë rresht punoi në bibliotekën e qytetit të Prizrenit. Në vitin 2013 ajo është zgjedhur asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Në vitin 2017, 2021, fitoi mandatin e deputetes si grua më e votuar në Prizren.
    Drita Millaku është e martuar me Fisnik Millakun dhe ka dy djem Longarin dhe Lumin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!