Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i ka reaguar ashpër deklaratës së ministrit të Drejtësisë dhe Pakicave në këtë shtet, Vladimir Leposavic, i cili pyetjes nëse ishte i gatshëm të pranonte që në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, iu përgjigj duke thënë se nuk mund të njihte një ngjarje “për të cilën nuk ka njohuri”.
Leposavic u shpreh se do të pranonte krimet në Srebrenicë “kur kjo të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.
Pas reagimit të Bashkimit Evropian, ka reaguar edhe Abazoviq përmes një shkrimi në Twitter.
Ai ka thënë se në Srebrenicë ka pasur gjenocid, e se Qeveria e Malit të Zi i respekton të gjitha gjyqet ndërkombëtare.
Siç ka shkruar Abazoviq, për gjenocidin serb të kryer në Srebrenicë ka edhe vendime të Gjykatave ndërkombëtare, dhe sipas tij, kjo pikë as që duhet të diskutohet, meqë Qeveria e Malit të Zi i respekton të gjitha vendimet e Gjykatave ndërkombëtare.
Abazoviq tutje thotë se kush s’e kupton një gjë të tillë, s’ka vend në institucione.
“Në Srebrenicë ka pasur gjenocid. Qeveria e Malit të Zi respekton të gjitha gjykimet ndërkombëtare. Në këtë pikë ska çfarë diskutohet. Kush nuk e kupton këtë gjë, s’ka vend në institucione e në funksione shtetërore. Le të shohim nga e ardhmja, kemi shumë punë për të bërë”, ka shkruar Abazoviq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.