Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka treguar versionin e tij se çfarë ngjau sot në mes tij dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani. Osmani i ndërpreu fjalën Selmanajt pasi po fliste për tema jashtë asaj që ishte thirrur seanca.
“Mendoj që ne si deputet mandati jonë është i garantuar me kushtetutë. Dhe me ligjin e të drejtave të deputetit. Seancat zhvillohen për të folur. Fjalori duhet të jetë i kujdesshëm pa fjalë fyese. Është viti i tretë që jam deputet dhe kujdesem që të mos fyej askënd. Argumentet e mija mund të jenë të drejtpërdrejta, jo si dikush që flet me elokuenc. Por ky jam unë. Sjellja e kryeparlamentares ishte e papranueshme. Deputetët kanë të drejtë të flasin. Fjalët biejnë mbi ndërgjegjën e tyre”, ka thënë Selmanaj në emisionin Pressing në T7.
“Po të flisja gjuhë jo parlamentare. Kryeparlamentarja ka mekanizma që mund të përdorë kundër meje. Veprimi i kryeparlamentares nuk ishte ajo që demokraci që unë jam munduar ta sjellë brenda kuvendit”, shton ai.
Selmanaj po ashtu thotë se dokumenti që lexoi Osmani sot në Kuvend nuk ishte ai për të cilin ishin marrë vesh në komision dhe kryesi të Kuvendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.