×
  • Lajme
  • Lajme

    Driton Selmanaj nuk përmbahet, thotë se është gati të bëhet ministër

    Reporteri
    16 Janar 2020 | 12:46

    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, duket se është i gatshëm të marrë post ministror, edhe atë në një prej ministrive më të rëndësishme – MPB.


    Ani pse thotë se nuk ka ambicie, atij i “rrëshqet” kur e radhit veten të parin si kuadër për ta drejtuar MPB-në, shkruan Reporteri.net.

    Këto fjalë, Selmanaj i tha teksa fliste në Interaktiv, nga ku theksoi se VV-ja nuk insistonte për MPB-në sepse nuk ka kuadro.

    “MPB-ja u zgjodh në negociata për vetëm 20 sekonda. Pse të bëhet presion pse LDK-ja zgjodhi këtë ministri. Pse nuk bëhet pyetje pse Vetëvendosje zgjodhi ministrinë e Financave, atë të Jashtme? Unë mendoj se VV-ja madje s’ka kapacitete fare për të menaxhuar MPB-në. LDK-ja ka dhjetëra emra që presin në listë, unë për shembull, Armend Zemaj, Shkëmb Manaj. Pse ne nuk mund të jemi ministra? Çka kanë më shumë njerëzit e VV-së? S’po them që kam ambicie për atë ministri, vendos partia, por po flasim në mënyrë racionale”, ka thënë ai.

    Ndryshe, emrat për ministra nga VV-ja  i zbuloi Albin Kurti ditë më parë, por nga LDK nuk dihet asgjë, pasi Isa Mustafa ka mbajtur “top-sekret” planin e tij./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!