×
  • Lajme
  • Lajme

    Dukagjin Pupovci: Ende nuk kam dhënë dorëheqje, por do ta bëj

    Reporteri
    24 Nëntor 2022 | 21:35

    Dukagjin Pupovci ende nuk ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvëndësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, por thotë se një gjë të tillë do ta bëjë kah fundi i vitit.

    Këtë e ka konfirmuar vetë Pupovci, në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net. Lidhur me këtë vendim, ai tha se e ka njoftuar edhe vetë Ministren Nagavci dhe kryeministrin Kurti në tetor.

    “Është e vërtetë se kam planifikuar që deri në fund të vitit 2022 të tërhiqem nga posti i zëvendësministrit të MASHTI dhe këtë ja kam komunikuar Ministres Nagavci dhe Kryeministrit Kurti në tetor”, deklaroi ai.

    Arsyet për këtë, Pupovci tha se janë personale derisa dorëheqjen formale do ta bëjë në “kohën e duhur”.

    “Arsyet janë të natyrës personale. Për korrektësi, dorëheqjen formale nuk e kam paraqitur akoma, por këtë do ta bëj në kohën e duhur, kur t’i përfundoj edhe disa punë që i kam filluar dhe në koordinim me Ministren e Kryeministrin. Edhe pasi të jem larguar nga posti i tanishëm do të mbetem aktiv në fushën e arsimit”.

    Ndryshe, njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci ishte emëruar zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, më 6 prill të vitit 2021. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!