×
  • Lajme
  • Lajme

    Duke gjuajtur me gurë ia dëmtoi kulmin e shtëpisë një personi, pejani përfundon në pranga

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 9:17

    Një person është arrestuar të hënën rreth orës 12:00 në fshatin Kryshec në Pejë, pasi që dyshohet se ka kanosur një person tjetër dhe ia ka dëmtuar tjegullat e shtëpisë duke gjuajtur me gurë.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Në raport bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe u njëjti ka kanosë viktimën mashkull kosovar. Përveç kanosjes i dyshuari duke gjuajtur gur ia kishte dëmtuar tjegullat e shtëpisë së viktimës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!