×
  • Lajme
  • Lajme

    Duriqi e konfirmon se ka arritur t’i therë me thikë tre personat që e sulmuan

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 22:23

    Gazetari Visar Duriqi është sulmuar të mërkurën mbrëma, në afërsi të banesës së tij në Fushë Kosovë. 


    Policia ka konfirmuar se Duriqi dyshohet që është sulmuar nga tre persona të maskuar, të cilët e kanë goditur me grushte gazetarin në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Në vetëmbrojtje, Duriqi i ka therë të tre sulmuesit me thikë. Gazeta Online “Reporteri.net” ka arritur që ta shohë raportin e Policisë për rastin e Duriqit, ku konfirmohet se viktima, në vetëmbrojtje të tre sulmuesit i ka therë me thikë në trup.

    Vetë Duriqi ka thënë për Express se ka therur në vetëmbrojtje të tre personat me një brisk.

    “E kam pasur një brisk që e mbaj për pemë e këso gjërash. Kam tentuar me u vetëmbrojtë”, ka thënë Duriqi.

    Tutje, ai sqaroi se nuk e di saktësisht sa ka arritur t’i dëmtojë sulmuesit për shkak se ka qenë tollovi. Megjithatë, Duriqi tha se kjo do të merret vesh nëse policia arrin t’i arrestojë personat e dyshuar.

    “… tash ka qenë hallakamë. Sa kam arritur t’i demtojë sulmuesit merret vesh veç nëse arrestohen ata”, shtoi Duriqi.

    Sulmi ndaj Duriqit të cilit iu thyen katër dhëmbë u dënua gjerësisht nga përfaqësues politikë, gazetarët dhe Organizatat e Shoqërisë civile.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!