×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy burra e rrahin një grua në Prishtinë, ajo përfundon në spital

    Reporteri
    16 Maj 2021 | 9:26

    Dy persona janë arrestuar të shtunën rreth orës 1:30 në Prishtinë, pasi që kanë sulmuar fizikisht një grua.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Në raport bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në banesën e të dyshuarve dhe viktima dyshohet se ishte e dashura e njërit prej tyre.

    Viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

    Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!