×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy burra gjejnë eshtra njeriu në një pyll në Prishtinë, Policia nis hetimet

    Reporteri
    28 Janar 2023 | 9:17

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dy burra kanë raportuar në Polici se në brendi të pyllit kanë hasur në disa eshtra njeriu.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.

    “GJETJE E MBETJEVE MORTORE-Rr. Qëndresa, Prishtinë 27.01.2023 – NN. Dy dëshmitar meshkuj kosovarë kanë informuar se në brendi të pyllit kishin hasur në disa eshtra të njeriut”.

    “Njësia përkatëse ka bërë tërheqjen e mbetjeve mortore dhe ka dërguar në IML për procedurë të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!