×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy kadetë të FSK-së do të diplomohen në Akademinë Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 10:08
    Dy kadetë të FSK-së do të diplomohen në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sundhurst” të Mbretërisë së Bashkuar.

    Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes , gjersa kanë njoftuar mediat se sot me datën 09.04.2021 në Akademinë Ushtarake Mbretërore “SANDHURST” të Mbretërisë së Bashkuar, mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve në ora 11:45 sipas kohës së Kosovës.
    “Në këtë ceremoni do të diplomohen edhe dy kadetë të FSK-së: nëntoger Iliriana Bunjaku dhe nëntoger Ardit Deliu.”
    “Kadetja e FSK-së nëntoger Iliriana Bunjaku do të marrë çmimin e parë në këtë ceremoni “Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!