Dy vajza në Suharekë kanë lajmëruar rastin në polici se vetura e tyre është thyer në një parking afër shtëpisë së tyre.
Ato kanë raportuar se në veturë kanë pasur çantat e tyre ku në të ndodheshin para dhe kartela bankare.
Njoftimi i policisë:
Fsh. Reshtan, Suharekë 14.05.2022 – 16:11. Dy Ankuese femra kosovare kanë raportuar se kanë parkuar veturën e tyre në një parking përball shtëpisë së tyre dhe persona të panjohur kanë thyer xhamin e veturës dhe nga vetura kanë vjedhur dy çanta në të cilat ankueset kanë pasur dokumente personale, kartela të bankave, kartela identiteti të një shteti tjetër si dhe para kesh nga të dy çantat. Rasti është duke u hetuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.