×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Dy persona dyshohet se i vunë zjarrin një veture në Ferizaj, Policia thotë se dëmi është rreth 20 mijë euro

    Reporteri
    24 Tetor 2024 | 19:40

    Dy persona dyshohet se i kanë vënë zjarrin një veture në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Bëhet fjalë për një veturë të tipit “Smart”, me targa vendore. 

    Sipas Policisë, dëmi i shkaktuar është rreth 20 mijë euro.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    “Më datën 24.10.2024 rreth orës 03:25 jemi njoftuar se në rrugën ,,Ahmet Kaçiku,, në Ferizaj, tek qendra Village Shopinng & Fun një veturë ishte përshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të Policisë dhe kanë mësuar se një veturë e tipit Smart me targa vendore ishte përfshirë nga zjarri,  ndërsa zjarrfikësit kishin fikur zjarrin. Nga hetimet e para, shikimit të kamerave të sigurisë, dyshohet se dy persona i kanë vënë zjarrin veturës Dëmi i shkaktuar ëdhtë rreth 20.000 Euro. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është cilësuar ,, Zjarrëvenie ,,”, ka deklaruar Veseli.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!