Dy persona kanë sulmuar fizikisht menaxherin e një lokali në Skenderaj.
Policia bën të ditur se ky konflikt fizik ka ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth pagesës.
“Viktima mashkull kosovar (menaxher lokali) ka pësuar lëndime, pasi që dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin konsumuar pije në lokal, për shkak të mosmarrëveshjes rreth pagesës, kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe po ashtu dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se viktima pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë është liruar, ndërsa të dyshuarit të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes, janë arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Po ashtu, në konsultim me prokurorin, janë bastisur dy lokacione-shtëpi të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, njofton Policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.